Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se ndryshimi i kandidatit nga LVV dhe propozimi i një emri që s’ka pasur pozitë në ministri është hap pozitiv dhe afrim i një zgjidhje.
Cakolli ka kritikuar PDK-në e cila nuk iu qëndrua deklarimeve të tyre edhe pse kishin vendosur si kriter mbështetje për kandidatë që nuk kanë qenë ministra asnjëherë.
“Në anën tjetër, PDK-ja dhe disa deputetë të tjerë nuk iu qëndruan pas deklarimeve të tyre. Edhe pse vetë kishin vendosur si kriter mbështetjen vetëm për kandidatë që nuk kanë qenë ministra, sot nuk votuan për një të tillë. Nuk ka rëndësi se si e arsyetojnë – mospërputhja me qëndrimet e mëhershme është fakt. Në këtë situatë mosbesimi e loje nervash, zgjidhja nuk është më aq e largët. Megjithatë, ajo varet nga vullneti i LVV-së për konsultim real dhe konstruktiv dhe nga gatishmëria e grupeve tjera për t’iu qëndruar pas premtimeve të tyre publike”, ka shkruar në Facebook.