Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se disa prindër janë duke hasur në vështirësi gjatë procesit të aplikimit për tekste shkollore, shkruan Zeri.
MASHTI u ka bërë thirrje prindërve që nëse hasin në vështirësi të tilla teknike, t’i drejtohen kësaj ministrie nga ora 08:00 deri në orën 16:00 përmes numrave të telefonit +383 (0) 38 200 65 058 dhe +383 45 834 248, ose edhe përmes postës elektronike, në libri@rks-gov.net. /Zëri
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe koordinatorë,
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se, në rast se gjatë procesit të aplikimit për tekste dhe mjete shkollore hasni në ndonjë vështirësi teknike, mund të na kontaktoni në këta numra të telefonit dhe adresë elektronike:
+383 (0) 38 200 65 058
libri@rks-gov.net
Orari i kontaktit: 08:00 – 16:00
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!