Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, po vijon takimet e tij me qytetarët në qytet dhe në lagje të ndryshme, duke u njohur nga afër me problematikat që ata përballen çdo ditë.
Gjatë këtyre takimeve, qytetarët kanë pasur mundësinë të diskutojnë me kryetarin për nevojat dhe prioritetet e investimeve në lagjet e tyre. Hyseni ka theksuar se kërkesat e banorëve do të merren në konsideratë, me qëllim që të përmirësohen kushtet e jetesës dhe të krijohen hapësira më funksionale për komunitetin.
Ai u shpreh se mbetet i përkushtuar ndaj shqetësimeve të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të tyre në këto takime: “Vetëm së bashku, me ide dhe propozime konkrete, mund të arrijmë të bëjmë më të mirën për qytetin tonë,” tha Hyseni.
Kryetari i Komunës paralajmëroi se këto takime do të vazhdojnë edhe me qytetarë të tjerë në lagje të ndryshme, me qëllim që të dëgjojë sa më nga afër nevojat e tyre dhe të përcaktojë prioritetet për investime në komunitet./Radio Star/