Skuadra e Dritës nesër ka mundësinë të shkruajë një kapitull historik në futbollin gjilanas dhe kosovar, duke synuar kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Conference League.
Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë ndaj Differdange, ekipi i drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani udhëton në Luksemburg me ambicie të qarta për sukses, ndonëse sfida pritet të jetë e vështirë.
Përballja nuk do të jetë e lehtë, por historia është në anën e Dritës, në përballjet e mëparshme me Differdange, gjilanasit kanë triumfuar si në shtëpi, ashtu edhe si mysafir.
Fati i kualifikimit do të vendoset nesër dhe, bazuar në formën aktuale dhe rezultatet e mëhershme, Drita shihet si favorit për të siguruar një vend në grupet e Conference League, një arritje që do të ishte historike për klubin dhe gjithë qytetin e Gjilanit.