Ceremonia e nënshkrimit të kontratave të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës së ujërave të ndotura në Gjilan
KRU “Hidromorava” Sh.A., e përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Ymer Salihu, sot ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të dy kontratave madhore në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Ujërave të Ndotura në Gjilan:
“Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit (Expansion and rehabilitation of sewerage network)” – ndërmjet KRU “Hidromorava” Sh.A. dhe kompanisë Alb-Star dhe KWE JV, me vlerë 11,950,000.00 €.
“Shërbime konsulence për mbikëqyrjen e ndërtimit (Construction Supervision Consultancy Services)” – ndërmjet KRU “Hidromorava” Sh.A. dhe kompanisë LİV Mühendislik Müşavirlik İnşaat Ltd. Şti – Turqi, me vlerë 598,728.00 €.
Në këtë ngjarje solemne morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, Kryetari i Komunës së Gjilanit, përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), përfaqësues të kompanive kontraktuese, Bordi i Drejtorëve dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të përfshirë në projekt.
Kryeshefi Ekzekutiv z. Ymer Salihu shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Ministria e Ekonomisë, Kryetari i Komunës së Gjilanit si dhe Bordi i Drejtorëve të KRU Hidromorava.
Ky projekt i rëndësishëm shënon një hap të madh drejt përmirësimit të infrastrukturës së ujërave të ndotura dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët e Gjilanit dhe rajonit 🤝.