REAGIM PUBLIK
Deklaratat e Kryeministrit në detyrë, z.Albin Kurti dhe të kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, me rastin e përurimit të fillimit të punimeve për «Bulevardin e Qytetit», dje në Gjilan, se, krahas rrënimit të objektit të ish gjykatës, ku tani është zyra e kryetarit të Komunës dhe e Kuvendit Komunal, do ta rrënojnë tërësisht edhe kompleksin e burgut të qytetit, në vend të të cilavë do të ngritet objekti i ri i Adminstratës Komunale, ngreh dilema, paqartësi dhe shqetësim për kategorinë e ish të borgosurve politikë, ndaj të cilëve, kryetari i Komunës z.Alban Hyseni, duhet të jetë transparent dhe te sqarohet për publikun:
1. A do ta zbatojë vendimin e Komunës së Gjilanit, me nr.prot. 016-70153, të dat. 30.06.2021, pika 2 e këtij vendimi, për inkorporimin e një pjese të burgut të konzervuar në muze, në kuadër të projektit për ndërtimin e Administratës Komunale në të njejtën hapësirë, sipas kërkesës së Shoqates së të Burgosurve Politik në Gjilan,
2. Nëse jo, cila është arësyeja të injorohet kërkesa e të burgosurve politikë shqiptarë për realizimin e kësaj kërkese simbolike, dhe të arësyeshme, kujtoj unë?
Si anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan, në atë mandat qeverisës (2017/2021), Komuna e Gjilanit, fill pas këtij vendimi, i ka dhënë detyrë projektuese një kompanie gjilanase, për projektin e Administratës Komunale, brenda të cilit është inkorporuar edhe një pjesë e burgut famkeq, të konzervuar si muze, si dëshmi për brezat e ardhshëm, për sakrificën e të burgosurve politikë shqiptar për lirinë e Kosovës.
Në vijim, për korrektësi ndaj publikut dhe Shoqatës së Të burgosurve Politik Shqiptar, Dega në Gjilan, për rikujtesë, po e risjellë një shkrim timin, të asaj periudhe, në kuadër të kërkesës për realizimin e kërkesës së SHBP dega në Gjilan, që e kam ngritur lidhur me këtë çështje, në seancën e KK-së më 25 mars 2021.