Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit dhe punëtorit shumëvjeçar të Teatrit të Gjilanit, Florim Gagica, duke e vlerësuar si një figurë të përkushtuar që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën e qytetit.
Statusi i plotë:
Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Florim Gagicës, punëtor shumëvjeçar i Teatrit të Gjilanit dhe një artist i përkushtuar që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën e qytetit tonë.
Florimi do të kujtohet për dashurinë e tij ndaj artit, për kontributin e tij të çmuar në skenën kulturore dhe për afërsinë e ngrohtësinë që e shpërndante te secili.
Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gagica, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!