Gjermani – Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë vizitës së tij në Gjermani, zhvilloi një takim të veçantë me Bekim Oranin dhe biznesin e tij, BAWO Center, një qendër moderne për ndërtim dhe arredim me mbi 100 të punësuar.
Hyseni vlerësoi arritjet e Bekimit, duke e renditur biznesin e tij mes më të suksesshëmve dhe duke e konsideruar shembull frymëzues të vizionit, përkushtimit dhe punës së palodhur të mërgatës sonë. Ai gjithashtu falënderoi Oranin për mikpritjen dhe angazhimin e tij që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.
Kjo vizitë është pjesë e turneut të Hysenit në mërgatë, ku ai po takohet me bashkëvendësit dhe komunitetet e diasporës, duke kërkuar mbështetje për mandat të dytë si kryetar i Gjilanit. Takimet me bizneset e mërgatës theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes vendit dhe diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit.
#AlbanHyseni #Gjilani #BiznesiMërgata #MandatiIDytë