Sot ka qenë një datë e rëndësishme për të gjithë astronomët dhe kozmografët, e padyshim për të gjithë ata persona që e duan Hënën.
Astronomët kanë lajmëruar kaherë se sot, më datë 7 shtator 2025, në qiell do të paraqitet një fenomen i cili rrallëherë mund të shihet.
Sot bota e përjetoi një fenomen të rrallë astronomik, një eklips të plotë hënor, që shkencëtarët e quajnë si “Hëna e Kuqe” (Blood Moon).
Ky fenomen i rrallë ndodhë kur Planeti Tokë, vendoset mes Diellit dhe Hënës, ku Toka e bllokon dritën e Diellit dhe Hëna “errësohet, kjo pasi që ne e dimë se Hëna e merr dritën nga Dielli. E në këtë rast, ëna merr një ngjyrë të kuqe, prandaj edhe quhet si Hëna e Kuqe, shkruan Gazeta10.
Ky eklips që ndodhi sonte, përveç që është parë në shumë vende të botës, edhe ne në Kosovë e patëm fatin ta përcjellim direkt këtë fenomen. Kjo u mundësua edhe nga koha e mirë dhe qielli i pastër që na lejoi ta shohim këtë proces fantastik. Shkencëtarët, apo astronomët thonë që ky është një rast i rrallë dhe jo çdo herë është i dukshëm në të gjitha kontinentt, por kësaj radhe edhe ne patëm fatin ta shphim këtë eklips të Hënës, shkruan Gazeta10.
Ky eklips u prit të zgjaste rreth 84 minuta, ku edhe ashtu ndodhi. Shkencëtarët e kanë quajtur si spektakli më i gjatë i dekadës dhe një moment të veçantë për t’u ndalur dhe për t’a shikuar këtë bukuri dhe madhështi të natyrës.
Fotot janë marrë nga fotografi i njohur nga Kamenica, Arian Mavriqi.