Komuna e Ferizajt ka hapur zyrtarisht një qendër të re strehimi për qentë endacakë, duke ofruar një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin dhe kujdesin ndaj tyre.
Kapaciteti fillestar i qendrës është 40 qen. Ajo do të funksionojë me sistem rotacioni, duke pranuar qentë e rinj dhe duke liruar ata që kanë qëndruar më parë, pas përkujdesjes dhe trajtimit të nevojshëm.
Hapja e kësaj qendre shënon një hap të rëndësishëm për qytetin, i cili prej kohësh është përballur me problematikën e qeneve endacakë në rrugë. Përmes kësaj nisme, autoritetet synojnë të ofrojnë siguri më të madhe për qytetarët, si dhe kushte më humane për kafshët.