Radio Star u ofron subjekteve politike dhe kandidatëve për asamble komunale mundësinë për të promovuar fushatat e tyre zgjedhore përmes hapësirës reklamuese me pagesë.
Përmes programeve dhe hapësirave të dedikuara, Radio Star garanton një platformë të drejtpërdrejtë për komunikimin e mesazheve politike tek qytetarët, duke siguruar transparencë dhe qasje të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në garën zgjedhore.
Subjektet politike dhe kandidatët e interesuar mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të forcuar praninë e tyre mediatike dhe për t’iu afruar elektoratit në mënyrë profesionale dhe efikase.
Për më shumë informata rreth kushteve dhe pakove promocionale, të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Radio Star.