Besart Kastrati ka njoftuar se i është bashkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës si diplomat në Departamentin për Amerikë.
Në një postim publik, ai ka theksuar se ky angazhim përfaqëson një përgjegjësi të re për të avancuar interesat kombëtare dhe për të forcuar partneritetet e Kosovës në hapësirën euro-atlantike.
Shkrimi i plotë i Besart Kastratit:
Të nderuar miq,
Me kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe po hap një kapitull të ri në karrierën time – atë të Diplomatit në Departamentin për Amerikë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.
Pas një karriere të gjatë në sektorin privat, në organizata ndërkombëtare dhe në projekte zhvillimore, ky angazhim përfaqëson një përgjegjësi institucionale për të avancuar interesat kombëtare dhe për të konsoliduar partneritetet tona në hapësirën euro-atlantike.
Me nder dhe krenari, do të punoj për forcimin e sinergjive me shtetet mike dhe për avancimin e agjendës sonë euro-atlantike.