Shqiponja e shqiptarëve vazhdon të jetë e diskutuar në botërorin e Rusisë.
Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, që ka festuar me shqiponjë golin e shënuar në fitoren ndaj Serbisë, ka qenë cak i pyetjeve para ndeshjes me Suedinë.
Xhaka është pyetur nga gazetarët në konferencë për shtyp nëse do ta festonte me shqiponjë një gol të mundshëm ndaj Suedisë.
25 vjeçari që është me prejardhje nga Kosova, i është shmangur kësaj pyetje.
Pas kësaj, Federata e Futbollit të Zvicrës nëpërmjet një përfaqësuesi të saj ndërhyri më pas në konferencën e shtypit duke thënë se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen