Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ditën e sotme e ka nisur me një takim me disa prej afaristëve më të suksesshëm të qytetit. Biznesmenët gjilanas, të cilët prej vitesh kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në forcimin e ekonomisë lokale, ndanë idetë dhe vizionin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të Gjilanit.
Kryetari Hyseni theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin e biznesit është thelbësor për të arritur qëllimin e përbashkët – një Gjilan më të zhvilluar, me më shumë mundësi punësimi dhe perspektivë për të rinjtë.
“Bashkë do ta vazhdojmë rrugën e zhvillimit të qytetit tonë,” u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit mes institucioneve dhe sektorit privat.