NPL “Tregu” Sh.A ka përmbyllur me sukses një tjetër investim kapital me rëndësi të veçantë për përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe furnizimit me energji elektrike në hapësirat e tregut.
Në kuadër të këtij projekti është realizuar vendosja e trafos së re elektrike, si dhe instalimi i njehsorëve individualë për të gjithë tregtarët që operojnë brenda tregut. Ky investim pritet të ndikojë në rritjen e efikasitetit të furnizimit me energji dhe në menaxhimin më të mirë të konsumit elektrik nga subjektet afariste.
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Tregu” Sh.A, z. Bajram Isufi, ka shprehur falënderime për Drejtorin e KEDS-it për Distriktin e Gjilanit, z. Emin Emini, si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët e përfshirë në realizimin e këtij projekti, duke vlerësuar angazhimin e tyre në finalizimin me sukses të investimit.
Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së ndërmarrjes dhe përmirësimit të kushteve të punës për tregtarët./Radio Star/

