Ambasada e Gjermanisë ka dhënë një mesazh të qartë lidhur me mbylljen e fundit të Fondit të Pensioneve dhe të Sigurimit Shëndetësor në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, nevojitet koordinim dhe bashkëpunim, jo veprime që mund të shkallëzojnë tensionet.
Në reagimin e saj, Ambasada thekson:
“Bëjmë thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht tek vetë qytetarët e Kosovës, bien ndesh me obligimet dhe zotimet e saj ndaj BE-së dhe rëndojnë marrëdhëniet tona dypalëshe.”