Takimi ndërmjet Zvicrës dhe Suedisë është i pari në programin e sotëm të botërorit në Rusi dhe lirisht mund të thuhet se është takimi më i rëndësishëm i kësaj gjenerate të lojtarëve tek të dyja ekipet.
Përderisa Suedia doli nga një grup ku u eliminuan Gjermania dhe Koreja e Jugut, Zvicra barazoi në grup me Brazilin dhe tregoi futboll shumë të mirë në ndeshjet tjera.
Mirëpo, në këtë takim vendoset se cili ekip do të hyjë ndër tetë më të mirët në botë, që për këto ekipe do të ishte ngjarje shumë e madhe.
Sidoqoftë, në këtë takim dihet se Zvicra hyn dukshëm e hendikepuar, gjegjësisht me dy mungesa të mëdha.