Telasheve me qentë endacak në Komunën e Gjilanit, po i vije fundi.
Ky problem po gjen zgjidhje pas trajtimit të qenve endacakë në strehimore.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se qentë endacakë kanë qenë sfidë e madhe për qytetin tonë, por këtij problemi i kemi dhënë fund.
“Përmes strehimores po kujdesemi që kafshët të trajtohen me dinjitet, të kenë kujdesin e nevojshëm dhe qytetarët tanë të ndihen më të sigurt në çdo lagje. Bashkë për sigurinë e qytetarëve dhe për mirëqenien e kafshëve”, tha kryetari Alban Hyseni.