Pas dëshmisë së James Rubin, dëshmitari i dytë në Hagë është Paul Williams, ish këshilltar ligjor për delegacionin e Kosovës gjatë negociatave të Rambujesë, raporton Periskopi.
Ai ka dëshmuar para Komiteteve të Kongresit të SHBA-së lidhur me drejtësinë dhe llogaridhënien për viktimat e konfliktit në Kosovë, përfshirë për dhunën seksuale gjatë luftës.
Gjithashtu, ka bërë analiza dhe opinione për strategjitë e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, dialogun me Serbinë, si dhe për çështje ligjore që lidhen me komunat me shumicë serbe në Kosovë.