Sonte, e enjte, në ora 20:00, në skenën e Teatrit të Gjilanit do të jepet shfaqja “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, një produksion i Qendrës Multimedia, me tekst të autorit të mirënjohur Jeton Neziraj dhe regji të Blerta Neziraj.
Shfaqja sjell një rrëfim artistik të fuqishëm mbi një qytet të plagosur nga lufta, një arkitekt që pagoi me jetë për të vërtetën, si dhe mbi ëndrrën e vrarë mes kaosit urbanistik. Përmes saj, publiku përballet me pyetje të mprehta mbi të ardhmen, mbi shoqërinë dhe mbi mënyrën se si ndërtohet qyteti dhe e ardhmja jonë e përbashkët.
Në skenë do të ngjiten aktorët: Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj, të cilët me interpretimin e tyre sjellin një atmosferë të fuqishme emocionale, duke bërë që shfaqja të prekë dhe të trazojë shikuesin.
“Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” është cilësuar si një nga shfaqjet më të rëndësishme të vitit, që prek tema aktuale dhe universale, përtej kufijve gjeografikë.
📍 Teatri i Gjilanit
⏰ 20:00
Një shfaqje që nuk duhet humbur.