Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit do të jetë e pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Vizita zhvillohet në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të këtij forumi ndërkombëtar.
Kjo është konfirmuar nga Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.
Banner
Gjatë qëndrimit në ShBA, presidentja do të zhvillojë takime me homologë nga vende të ndryshme, si dhe do të marrë pjesë në aktivitete të tjera zyrtare të organizuara në kuadër të Asamblesë.
“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Kupina për Reporteri.net.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator./ATVLIVE/