Pozita: Menaxher për Financa dhe Kontabilitet
Kompania: Banja e Kllokotit Sh.P.K.
Vendi i punës: Kllokot, Kosovë
Raporton: Drejtorit të Përgjithshëm dhe Bordit Drejtues
Lloji i kontratës: Me kohë të plotë, afatgjatë
Përgjegjësitë kryesore:
⎯ Harton dhe zbaton strategjinë financiare dhe kontabël të kompanisë.
⎯ Udhëheq procesin e buxhetimit, planifikimeve financiare dhe menaxhimit të likuiditetit.
⎯ Mbikëqyr të gjitha funksionet e kontabilitetit dhe raportimit financiar, duke siguruar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin tatimor në Kosovë.
⎯ Udhëheq proceset e raportimit mujor, tremujor dhe vjetor; përgatit raporte financiare të qarta për menaxhmentin dhe Bordin Drejtues
⎯ Siguron sisteme të kontrollit të brendshëm dhe politika efektive financiare e kontabël.
⎯ Koordinon auditimet e jashtme dhe përgatit dokumentacionin financiar sipas kërkesave ligjore dhe kontraktuale.
⎯ Menaxhon marrëdhëniet me institucionet financiare dhe palët e jashtme relevante.
⎯ Udhëheq dhe zhvillon ekipin financiar dhe kontabël të kompanisë.
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
⎯ Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, ose fusha të ngjashme (specializimi ose studimet master në fushën e financave dhe kontabilietit është përparësi),
⎯ Të paktën 3–5 vite përvojë pune në menaxhim financiar / kontabilitet dhe pozita udhëheqëse të ngjashme; përvoja në sektorin e shëndetësisë, hotelerisë apo shërbimeve konsiderohet përparësi.
⎯ Certifikime profesionale nga SCAAK dhe/ose ACCA
⎯ Njohuri të avancuara të standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve fiskale të Kosovës.
⎯ Përvojë e dëshmuar me sisteme të kontabilitetit dhe financave
⎯ Aftësi të forta analitike, udhëheqëse, vendimmarrëse dhe të zgjidhjes së problemeve.
⎯ Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe njohuri të mira të anglishtes; njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet përparësi.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV e detalizuar.
• Kopje të diplomave dhe certifikatave profesionale
• Dëshmi përvojës pune (kontrata, referenca ose vërtetime punëdhënësi).
• Referenca profesionale.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 30 shtator 2025 në emailin: info@banjakllokotit.com, me subjektin: “Menaxher për Financa dhe Kontabilitet” – Emri dhe Mbiemri juaj
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Parimi i barazisë:
Banja e Kllokotit Sh.P.K. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie, etnie, feje, moshe apo gjendjeje shëndetësore.