Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nisur ditën në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, ku është nderuar me mirënjohje për kontributin në promovimin dhe organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut.
Ai u prit nga stafi shëndetësor, të cilët i quajti “heronj të heshtur të qytetit”, duke theksuar se kjo mirënjohje i dedikohet çdo qytetari që me humanizëm dhuron jetë për të tjerët.
Statusi i plotë:
Ditën e nisa në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, ku u nderova me mirënjohje për promovim dhe organizim të dhurimit vullnetar të gjakut.
Aty u prita nga stafi i jashtëzakonshëm shëndetësor, që janë heronj të heshtur të qytetit dhe të cilëve iu detyrohemi mirënjohje të përhershme.
Dhurimi i gjakut është akt i solidaritetit të lartë, andaj, kjo mirënjohje i përket çdo qytetari që tregon humanizëm duke dhuruar jetë për të tjerët.