Pas miratimit nga Qeveria e Kosovës, të vendimeve për shpronësim të pronave për realizimin e projekteve të qarkores së vjetër dhe asaj të re, të inicuara nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, është deklaruar i lutmur edhe drejtori Bekim Salihu.
Ai tha se qarkoret kaluan.
“Puna jonë katërvjeçare në Gjilan, ka pasur një objektiv të qartë: ta bëjmë qeverisjen më afër qytetarit, duke ofruar shërbime cilësore dhe duke realizuar projekte që ndryshojnë ritmin e zhvillimit të qytetit të Gjilanit”, tha Bekim Salihu.
Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, theksoi se sot qeveria miratoi shpronësimet për Qarkoren e Vjetër dhe Qarkoren e Re, një hap i madh drejt infrastrukturës moderne të Gjilanit dhe zgjidhja përfundimtare e një padrejtësie 25-vjeçare.
Drejtori Bekim Salihu, falënderoj përzemërsisht gjithë stafin e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastra dhe Pronë, që e bënë realitet jetësimin e këtyre dy projekteve.