Zvicra është eleminuar nga Kupa e Botës pasi u mposht nga Suedia me rezultat minimal 1-0.
Mirëpo edhe pse të eleminuar futbollistët shqiptar të Zvicrës duhet të ndjehen shumë krenar për emocionet që dhuruan.
Ata bënë që dy popuj, zviceran dhe shqiptar të ndjejnë emocione të jashtëzakonshme sidomos në fitorën kundër Serbisë.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri ishin herojtë e asaj nate, ku morën vëmendjen e mbarë globit.
Por edhe paraqitja e Behramit kundër Brazilit, që e bëri Neymarin të duket futbollist mesatar.
Blerim Xhemaili arriti të shënoj emrin në këtë kampionat duke shënuar gol kundër Kosta Rikës.
Ky Kampionat Botëror do të mbahet mend shumë për emocionet që na dhuruan këta djem. /IndeksOnline/