Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e Kosovës vazhdon të shënojë rritje, duke demantuar pretendimet e partive opozitare se ka rënie.
Murati ka thënë se të dhënat zyrtare janë publikuar dje nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe tregojnë një përshpejtim të rritjes në krahasim me TM2 2024, ku rritja ishte 4.32%.
Ai tha se këto rezultate janë dëshmi e drejtimit të qëndrueshëm ekonomik nga ana e qeverisë, duke shtuar se shifrat flasin vetë dhe hedhin poshtë pretendimet opozitare për gjendjen ekonomike të vendit.
“Edhe kësaj here, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”, ka deklaruar Murati në Facebook.