Java e pestë në Superligë sjellë ndeshjen e së dielës, FC Drita – Prishtina e Re, luhet në ora 15:00, e sipas trajnerit të skuadre bardh e kaltër, Zekirija Ramadani, Prishtina e Re jo rastësisht është këtu, por e motivuar.
”Neve na intereson puna jonë, objektivi ynë, ne jemi vetëkritik se në fillim nuk e kemi nisur ashtu siç është pritur, por duke kritikuar veten dhe duke folur me futbollistët se pritëshmëritë nuk janë ato që duhet, dhe bazuar në eksperiencë dhe kualitetin brenda grupit, unë jam i bindur që me një rezultat pozitiv nesër do kthehet ajo te cilën e dimë dhe e presim nga futbollistët për arsye se të njëjtit janë ata futbollist që performuan në Evropë”, thotë Ramadani.
Ai shtoi se është një moment lodhje, pothuajse te çdo futbollist ka ngacmim dhe nuk është në 100% e tij, por duhet të japin gjithçka nga vetja për t’u kthyer dhe arritur tek objektivi.
Udhëheqësi i Dritës foli edhe njëherë për situatën e Dritës në këtë fillim kampionat, për çka tha se edhe futbollistët e ndjejnë peshën e pikëve të humbura gjë që do të ketë reflektim.
”Ne kemi besim tek ata, tek kualiteti i tyre dhe ata janë të cilët na bënë krenarë. Objektivi jonë është për kampionatin e ri se rezultatet e këtij kampionati na dërgojnë në garat ndërkombëtare dhe ja kam potencuar edhe futbollistëve. Neve na duhen shumë futbollistë të shëndosh për gjatë gjithë kampionatit edhe pse kemi disa futbollistë, të cilët kanë disa lëndime, por shpresojmë të na bashkohet i gjithë grupi, sepse duhet te bëjmë rotacion duhet mbajtur komplet grupin në formë”, tregoi Ramadani.
Krejt në fund, trajneri i Dritës ritheksoi se objektivi i FC Drita vazhdon të mbetet mbrojtja e titullit Kampion.