Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit për një mandat të dytë, Alban Hyseni, i shoqëruar nga kandidati për Asamble, Fadil Ademi, ka vizituar familjen e Agim Mujit në fshatin Bresalc.
Gjatë takimit është folur për punët e realizuara në këtë lokalitet dhe planet zhvillimore për mandatin e ardhshëm, ndërsa është theksuar rëndësia e mbështetjes qytetare në zgjedhjet e 12 tetorit.
Statusi i plotë:
Kryetari Alban Hyseni i shoqëruar nga kandidati për Asamble Fadil Ademi, kanë qëndruar në familjen e Agim Mujit në Bresalc.
Kanë folur në përgjithësi për punët e mira të bëra në Bresalc dhe për planet për mandatin e dytë. Ata janë shprehur se po angazhohen që fitorja jonë pa balotazh të konfirmohet më 12 tetor dhe se bashkëvendasit e tyre janë për vazhdimin e mandatit të dytë të kryetarit Hyseni.
#BashkëpërGjilanin
✅️105