Reagim
Sonte në debat televiziv, i pari i ekzekutivit, Alban Hyseni, tentoi të përvetësojë meritat për procedurat e shpronësimit të parcelave për Impiantin e Ujërave të Zeza, duke thënë se i ka kryer gjatë qeverisjes së tij.
Faktet janë krejt ndryshe: këto procedura janë kryer dhe përmbyllur në kohën kur Kryetar i Komunës ishte z. Lutfi Haziri dhe kur qeveriste LDK-ja. Vendimet janë të dokumentuara dhe të aprovuara në atë periudhë, dhe sot i bashkëngjiten si dëshmi.
Për më tepër, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, vetë Alban Hyseni ka dalë në terren dhe ka takuar pronarët e parcelave në Uglar, duke organizuar disa takime ku i ka nxitur të mos pranojnë çmimet e përcaktuara nga vendimet e shpronësimit, me arsyetimin se “janë të padrejta”. Ai u ka premtuar atyre se nëse bëhet Kryetar do të kërkojë rivlerësim për të paguar pronat më shtrenjtë.
Por çfarë ndodhi pasi erdhi në pushtet?
Ndryshoi qëndrim 180°. Në vend që të mbajë premtimin, i udhëzoi pronarët të ngrisin padi individuale në gjykatë, vetëm për të bllokuar procesin e shpronësimit. Kur u përball me pyetjen për premtimin e dhënë, u përgjigj cinikisht:
“Ateherë ishte fushatë, tash jam kryetar dhe duhet të mbroj interesin e Komunës.”
Ky është shembulli më i pastër i hipokrizisë politike: një qëndrim për vota në fushatë dhe një tjetër, krejt i kundërt në pushtet, në dëm të qytetarëve.
Alban Hyseni është dëshmuar si manipulues, bllokues dhe i pazoti. Pas 4 vitesh qeverisje, Gjilani ka mbi 114 milionë euro projekte të bllokuara, vetëm sepse nuk ka pasur vullnet, kapacitet e vizion t’i realizojë. Përvetësimi i projekteve të kryera më herët nga LDK, pas gjithë këtyre viteve ngecje, tregon vetëm ligësi dhe paaftësi.
LDK, në kohën e saj, i ka kryer të gjitha procedurat e shpronësimit në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë. Çdo deklaratë tjetër është mashtrim publik.
Sot, Gjilani ka një mundësi të re: Arbëri i njeh këto projekte dhe është i zoti t’i debllokojë dhe t’i zbatojë për qytetarët.