John Stewart Duncan, i cili ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka folur për takimin ku të pranishëm ishin disa komandat të zonave të UÇK-së më 17 qershor të vitit 1999.
Ai duke folur këtë takim ku tha se UÇK-ja u kishte shtruar edhe darkë në “mes të malit”, ka thënë se morën shumë pyetje dhe ka qenë konstruktiv
Krahu politik ishin shumë të vështirë. Takimi pati një sukses të pjesshëm.
Ai tha se në takim ju përforcua bindja për atë se çfarë i kishte thënë Agim Çeku, se këta janë akterët kryesorë dhe duhet të përfshihen patjetër në diskutime.
“Aty e kuptuam që kemi hyrë në negociata dhe deshëm t’i siguronim që ne ishim të besueshëm që NATO-ja nuk do t’i hiqte qafe, pikërisht NATO-ja ishte aleati i tyre që do t’i ndihmonte t’i çarmatoste me nder, dhe me shpresë të gjenin një zgjidhje për të ardhmen”, tha Duncan.