Janë mbajtur ligjërata me nxënësit e disa shkollave fillore për klasat e ulëta, lidhur me sigurinë e fëmijëve në komunikacion me titullin “Fëmijët miq në komunikacion”, nga Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- njësiti për komunitete.
Ligjëratat kishin të bëjnë me sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugë prej shtëpisë deri te shkolla dhe anasjelltas, ku ligjëruan Arsim Ibrahimi inspektor i komunikacionit në Komunën e Gjilanit si dhe Adile Shabani zyrtare policore nga njësiti për komunitete. Derisa pjesë e ligjëratave ishin edhe inspektorët Bejtullah Krasniqi dhe Raif Ajeti.
Ligjëratat janë mbajtur në 8 shkolla të Komunës së Gjilanit: “Abaz Ajeti”, “Selami Hallaçi, “Thimi Mitko”, “Musa Zajmi”, “Rexhep Elmazi”, ” Nazmi Hoxha”, “Sadullah Brestovci” dhe “Zija Shemsiu”.
Ligjëratat ishin me tri tema kryesore: si duhet të lëvizin fëmijët në rrugë në mënyrë të sigurt, si duhet të qëndrojnë në automjet dhe ku guxojnë të luajnë.
Këto ligjëratat i kanë ndjekur rreth 350 nxënës. Derisa Komuna e Gjilanit është ndër komunat e para që edhe vitet paraprake ka mbajtur ligjërata me nxënësit pës sirgurinë e fëmijëve në trafik.