Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim me qytetarë, familjarë e mbështetës, ku është theksuar mbështetja e fuqishme për kandidaturën e tij dhe vizionin për një qeverisje të re, me dinjitet dhe në shërbim të qytetarëve.
Me kënaqësi ju njoftoj për takimin e radhës me njerëz fantastik,
Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, z. Fatgzon (Salih) Kqiku organizoi një tubim të veçantë me familjarë, miq e dashamirë, për të shprehur mbështetjen e fuqishme për mua si kandidat për kryetar dhe për bashkëqeverisjen e ardhshme me qytetarët.
🙌🏼Mikpritja, pjesëmarrja e madhe dhe vullneti i jashtëzakonshëm janë dëshmia më e fortë se fitorja jonë është pranë.
Ky rrugëtim po ndërtohet bashkë me njerëzit, me qytetarët, me profesionistët dhe me secilin që e do të ardhmen e këtij qyteti.
Gjilani ka nevojë për njerëz të ndershëm e profesionistë që ia kthejnë dinjitetin qytetarëve të tij.
🤝🏽Dhe këtë dinjitet e këtë shpresë do ta rikthejmë bashkë, duke e vendosur në duart e qytetarëve.
Mbështetja e dhënë nga z. Fatgzon Kqiku, me familjarë, miq e dashamirë, është dëshmi e besimit që gëzoj si kandidat në mesin e qytetarëve dhe një shtytje e fuqishme drejt fitores më 12 tetor.
🙏🏼Faleminderit, Fatgzon (Salih) Kqiku për organizimin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme!
Faleminderit edhe të gjithë pjesëmarrësve për mbështetjen e tyre të sinqertë e të fuqishme.
✅ Ky vullnet është frymëzimi ynë i përbashkët për çdo hap që do ta bëjmë së bashku.
Shihemi në fitore!
Bashkë, ecim drejt fitores!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113