Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë një takimi në fshatin Muçibabë, u prit me ngrohtësi nga banorët, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për mandatin e radhës.
Ai u shoqërua nga deputetja Arijeta Rexhepi dhe kandidati për asamble, Kushtrim Ibrahimi.
Fshati Muçibabë na priti ngrohtë dhe me dashamirësi, ku ishim bashkë me deputeten, znj. Arijeta Rexhepi dhe me kandidatin e listës fituese, z.Kushtrim Ibrahimi.
Banorët ishin gati për 12 tetorin, kur do ta shënojmë fitoren për mandatin e radhës në Gjilan.
Takimet me qytetarë gjithmonë janë të mirëseardhura, pasi na e shtojnë motivin dhe vizionin për të vazhduar me transformimin e qytetit tonë.
BASHKË!
#BASHKËpërGjilanin