Mrika Krasniqi Shala – Kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga PDK ka premtuar angazhim maksimal në sektorin e bujqësisë dhe agro-industrisë në Gjilan.
Ajo ka shkruar se do të punoj kraë për krahë me fermerët në realizimin e këtyre pikave:
●Të investohet në sisteme moderne të ujitjes dhe mekanizim bujqësor, në mënyrë që puna e fermerëve tanë të jetë më e lehtë, më produktive dhe më konkurruese.
●Të krijohen pika grumbulluese për prodhimet bujqësore, ku fermerët do të kenë kushte më të mira për shitje, ruajtje dhe shpërndarje të produkteve të tyre.
●Të nxitet industria përpunuese, veçanërisht në fushën e produkteve ushqimore, atyre bio dhe tradicionale, duke hapur kështu vende të reja pune dhe duke i dhënë vlerë të shtuar prodhimit vendor.
Postimi i plotë:
Mrika Krasniqi Shala – Zhvillimi i bujqësisë dhe agro-industrisë – Prioritet për të ardhmen tonë
Si kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga rradhet e Partis Demokratike të Kosovës , angazhimi im i veçantë do të jetë zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe agro-industrisë, si dy shtylla kryesore të ekonomisë sonë lokale.
Bashkë me fermerët, bizneset dhe institucionet komunale, do të punoj që:
●Të investohet në sisteme moderne të ujitjes dhe mekanizim bujqësor, në mënyrë që puna e fermerëve tanë të jetë më e lehtë, më produktive dhe më konkurruese.
●Të krijohen pika grumbulluese për prodhimet bujqësore, ku fermerët do të kenë kushte më të mira për shitje, ruajtje dhe shpërndarje të produkteve të tyre.
●Të nxitet industria përpunuese, veçanërisht në fushën e produkteve ushqimore, atyre bio dhe tradicionale, duke hapur kështu vende të reja pune dhe duke i dhënë vlerë të shtuar prodhimit vendor.
Unë besoj se përmes këtyre hapave, bujqësia jonë nuk do të mbetet vetëm traditë, por do të kthehet në motor të zhvillimit ekonomik, mirëqenies sociale dhe identitetit tonë kulturor.
Voto 191 PDK
Voto nr 6 Mrika Krasniqi Shala – Kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit.