Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka publikuar rezultatet e arritura në fushën e arsimit gjatë katër viteve të fundit në Gjilan, duke theksuar se arsimi ka qenë prioritet kryesor i qeverisjes së tij.
Ai ka përmendur mbi 30 projekte kapitale, ndërtimin e 6 çerdheve të reja, terrene sportive moderne, si dhe investime të mëdha në shkolla dhe bursa për nxënës e studentë.
Statusi i plotë:
Për 4 vjet, arsimi ishte prioritet kryesor i yni.
Mbi 30 projekte kapitale, 6 çerdhe të reja, terrene sportive moderne, 1 milion euro investime në Shkollën Teknike dhe 650 mijë euro bursa për nxënësit dhe studentët tanë.
Pas 12 tetorit, vazhdojmë edhe më fuqishëm – për një arsim më cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët, pa dallim.
BASHKË!
#BASHKËpërGjilanin