Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, vizitoi Auto Servis “Mbreti” dhe u prit nga pronari, z. Driton Selmani, një qytetar i përkushtuar dhe pasionant për punën e tij.
Ai theksoi rëndësinë e qëndrimit pranë profesionistëve lokalë, duke theksuar se suksesi i tyre është sukses për gjithë komunitetin.
Statusi i plotë:
Edhe një takim tjetër frytdhënës,
Nder i veçantë mikpritja në Auto Servis “Mbreti” në Gjilan, ku na priti pronari, z. Driton Selmani, një qytetar i ndershëm i komunës sonë dhe një njeri i cili vetëm punën dhe përkushtimin ndaj saj e ka pasion.
✅ Një ekipë e mrekullueshme që me djersë e mund janë të përkushtuar në shërbim të profesionit të tyre.
Ky vend është dëshmi e aftësisë dhe mjeshtërisë gjilanase, aty ku profesionalizmi dhe pasioni për punën shihen në çdo detaj.
🙌🏼Biznese të tilla janë pasuria jonë e vërtetë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e vizionit tonë për një Gjilan më të fortë ekonomikisht, me më shumë vende pune dhe hapësirë për inovacion.
Ne do të qëndrojmë pranë profesionistëve tanë, sepse suksesi i tyre është sukses i të gjithëve.
🙏🏼Faleminderit shumë Driton Selmani, dhe të gjithë ekipës së mrekullueshme të Auto Servis “Mbreti”
Qyteti forcohet kur nderohet puna e vlerësohet kontributi.
Bashkë, ecim për fitore!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113