By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Pse Palestina nuk e njeh shtetin e Kosovë?- Sqaron ambasadori i Palestinës në Tiranë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Pse Palestina nuk e njeh shtetin e Kosovë?- Sqaron ambasadori i Palestinës në Tiranë

Përditësimi i fundit: September 23, 2025 6:35 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna ka folur në lidhje me arsyen pse shteti i Palestinës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ai u pyet se pavarësisht se shumë shqiptarë mbështesin çështjen palestineze, por nuk e kuptojnë pse Palestina nuk e ka njohur ende Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.

Ambasadori tha se kjo pyetje i është bërë shpesh në media dhe se është i vetëdijshëm për përkrahjen e shqiptarëve ndaj Palestinës. Ai theksoi se Palestina nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës dhe se marrëdhëniet me qytetarët kosovarë janë të mira.

“Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën”, deklaroi ambasadori.

Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare, ku shpesh është pozicionuar në mënyrë neutrale ndaj çështjes palestineze, ambasadori u shpreh i zhgënjyer.

“Kam folur me presidentin Bajram Begaj, i cili na mbështet. Do të doja që qeveria shqiptare të na mbështeste më shumë. Nuk e kuptoj pse Shqipëria abstenon në forumet ndërkombëtare dhe pse na e ka kthyer shpinën, kur lufta nuk është mes Izraelit dhe Hamasit, por mes Izraelit dhe popullit tonë”, u shpreh ai.

Ambasadori shtoi se do të dëshironte që shqiptarët të flisnin më shumë për çështjen palestineze dhe të tregonin më shumë solidaritet.

“Nuk besoj se Kryeministri Rama është pro gjenocidit dhe kjo është diçka e mençur prej tij”.

Mbi 450 mijë vetura në Kosovë, ambientalistët kërkojnë që të përdoren më pak makinat
Moti mbi vendin tonë
Gjilan: Te parku i qytetit, kapet me marihuanë
Tre të vdekur dhe 37 raste të reja me Covid-19 në komunën e Gjilanit
Reagon FC DRITA: Klubi jonë është kundër çdo dhune dhe çdo veprimi josportiv
Artikulli i mëparshëm Kina, top partneri i Kosovës për importe gjatë muajit gusht
Artikulli tjetër Atmosferë entuziazmi në Arbëri: Ilir Ramadani dhe Arbër Ismajli me vizitë te familja Ramadani

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.