Arbër Ismajli, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, ka vazhduar vizitat e tij nëpër lagjet dhe familjet gjilanase.
Kësaj radhe, ai së bashku me ekipin e tij ishte mysafir në konakun e kandidatit për Asamblenë Komunale, Ilir Ramadani, ku u prit me atmosferë të jashtëzakonshme nga familja Ramadani dhe banorët e lagjes Arbëria.
Statusi i plotë:
Atmosferë e jashtëzakonshme në rrethin e kandidatit tonë Ilir Ramadanit,
Me ftesë të mikut tonë dhe kandidatit për Asamblenë Komunale, Ilir Ramadani ishim për vizitë në konakun e tij.
✅ Iliri, është djali i këtij qyteti, burrë i fjalës, i drejtë dhe i përkushtuar për lagjen, për qytetin, e për krejt Gjilanin.
🙌🏼Familja Ramadani me zemër të madhe e me mikpritje të jashtëzakonshme, bashkë me banorët e lagjes Arbëria, na dhanë fuqinë dhe besimin se jemi në rrugën e fitores së madhe.
Ky entuziazëm që po e shohim çdo ditë e çdo natë është dëshmia më e mirë se Gjilani është gati për ndryshim.
🤝🏽Bashkë me Ilirin e dhjetëra kandidatë të tjerë, do ta bëjmë Kuvendin Komunal zërin e qytetarëve!
Lagjja Arbëria, bashkë me krejt qytetarët tanë, po e shkruan faqen e re të historisë sonë politike.
Fitorja po vjen, bashkë për Gjilanin!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113