Drejtuesit e Gjilani në bashkëpunim me shtabin teknik kanë vendosur që nesër të nisin me përgatitje për edicionin e ri të Vala Superligës.
Kësisoj, trajneri Sadat Pajaziti ka planifikuar stërvitjen e parë nesër prej orës 17:00 në të cilën pritet të paraqiten edhe disa futbollistë të transferuar, shkruan Gazetasheshi.com.
Siç dihet, nga Gjilani janë larguar disa futbollistë tejet cilësorë, teksa skuadra deri më tash nuk ka angazhuar asnjë prurje, të paktën jo zyrtarisht