Sot shënohet dyvjetori i rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë ka kujtuar me respekt dhe krenari sakrificën e tij, duke theksuar rëndësinë e veprës së tij për vendin.
Në një postim në Facebook, Sindikata thotë se Bunjaku “ra në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë”.
“Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit të policëve tanë ndaj vendit dhe popullit. Ngushëllime familjes së tij, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona”, thuhet tutje në njoftim.