Kryetari i Gjilanit dhe kandidati për një mandat të ri, Alban Hyseni, vizitoi sot kompaninë Konsoni, e njohur si lider në prodhimin e vezëve dhe mishit të pulës në tregun vendor.
Ai u shoqërua nga kandidatët e listës fituese për Asamble, Albulena Hajdari dhe Krenare Latifi-Kqiku, dhe gjatë vizitës njoftuan nga afër kapacitetet e kompanisë, planet për zhvillim të mëtejshëm dhe rëndësinë që biznesi vendore i jep fuqizimit të grave dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Statusi i plotë:
Sot vizituam kompaninë Konsoni, që njihet si më e madhja në tregun tonë për prodhimin e vezëve dhe mishit të pulës.
Bashkë me kandidatet e listës fituese për Asamble, znj. Albulena Hajdari dhe znj. Krenare Latifi-Kqiku, u njoftuam nga afër me kapacitetet e kompanisë dhe planet për zhvillim të mëtejshëm.
Është mbresëlënëse që rreth 80% e punëtorëve janë gra, duke treguar rëndësinë që ky biznes i jep fuqizimit të grave dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Bizneset vendore do të vazhdojmë t’i përkrahim, pasi vetëm përmes tyre mund të sigurojmë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të Gjilanit tonë.
#BASHKËpërGjilanin