Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli, ka vazhduar vizitat e tij në terren duke u takuar me bizneset lokale, të cilat i quajti “gjenerator të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të qytetit”.
Ismajli, i shoqëruar nga kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, si dhe disa nga kandidatët për Asamble, theksoi përkushtimin e tij për të krijuar kushte më të favorshme për bizneset, duke ofruar mbështetje e lehtësira që ato të rriten, të hapin vende të reja pune dhe të fuqizojnë ekonominë e qytetit.
Statusi i plotë:
Çdo ditë e më shumë po mahnitem me punët e bizneseve tona,
Bizneset e jashtëzakonshme të qytetit të Gjilanit janë gjenerator i zhvillimit dhe rritjes ekonomike.
Bashkë me kryetaren e Forumit të Gruas së LDK-së dega në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, si dhe kandidatët tanë për Asamble, Artizana Kosumi, Rijad Elezi, Gresa Krasniqi Fazliu dhe Sami Ahmeti, ishte kënaqësi të vizitojmë biznesin gjilanas “Kage Profesional”, ku pam nga afër përkushtimin dhe standardin e lartë të punës që e bëjnë të veçantë këtë ndërmarrje në tregun tonë lokal.
🙌🏼Ne zotohemi para tyre se do të krijojmë kushte më të favorshme për biznese si “Kage Profesional”, duke ofruar mbështetje e lehtësira që ato të rriten edhe më shumë, të hapin vende të reja pune dhe të forcojnë ekonominë e Gjilanit.
Këto biznese janë shembuj që dëshmojnë se Gjilani ka potencial të madh dhe njerëz që nuk ndalen së punuari për të ardhmen.
✅Përkrahja e tyre është përkushtim i yni i pandalshëm.
Gjilani do të zhvillohet vetëm atëherë kur i japim krahë njerëzve punëtorë e profesionistëve që po e ndërtojnë dhe gjallërojnë ekonominë e vendit tonë.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113