Është mbyllur ndeshja mes Gjilanit dhe Drenicës, e vlefshme për xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Gjilanit ka pësuar humbje në minutat e fundit të takimit, pas një gabimi të rëndë të mbrojtësit Besart Krivanjeva, duke ia dhuruar fitoren mysafirëve nga Skenderaj.
Pavarësisht përpjekjeve, ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu nuk arriti të marrë pikë si vendas, duke regjistruar një tjetër zhgënjim para tifozëve të vet.
Pas kësaj disfate, Gjilani mbetet me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 6 xhirot e para të kampionatit.