Mbrojtësi Mevlan Adili ka konfirmuar largimin e tij nga SC Gjilani, duke njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e klubit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adili falënderoi klubin dhe tifozët për mbështetjen gjatë periudhës së tij te skuadra kuqe-bardhë.
“Prej sot nuk jam pjesë e familjes SC Gjilani. Dua t’i falënderoj që ma dhanë mundësinë ta përfaqësoj këtë klub. Faleminderit gjithashtu edhe tifozëve për çdo emocion dhe çdo përkrahje”, ka shkruar Adili.

