Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli, ka vlerësuar lart punën e të rinjve dhe sportistëve gjilanas gjatë një vizite në “AM Fight Club”.
Ismajli theksoi se sporti është jo vetëm aktivitet fizik, por edhe edukim, disiplinë dhe motivim për jetë, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme për klubet sportive dhe gjeneratat e reja kampionësh.
Statusi i plotë:
Çfarë rinie e jashtëzakonshme,
Kaluam një ditë fantastike në “AM Fight Club” në Gjilan.
Bashkë me kandidatët për Asamble, Isa Musliji, Nevzad Rushiti dhe Fitim Guda, patëm mundësinë ta shohim nga afër punën e jashtëzakonshme të trajnerëve dhe sportistëve të rinj.
💥”AM Fight Club” në Gjilan është një vend ku sporti, disiplina dhe përkushtimi po formësojnë një gjeneratë të re kampionësh.
Jemi krenarë për këto hapësira që i japin rinisë mundësi të shëndetshme dhe frymëzuese për t’u zhvilluar.
✅ Sporti është edukim, karakter dhe motivim për jetë.
Zotohemi që si qeverisje e ardhshme do të jemi gjithmonë pranë sportistëve tanë dhe klubeve sportive me mbështetje financiare dhe logjistike sepse fuqia e qytetit tonë varion nga rinia e tij e shëndetshme dhe e motivuar.
🙏🏼Faleminderit shumë “AM Fight Club” për angazhimin tuaj të paepur në zhvillimin e sportit dhe nxjerrjen e kuadrove profesionale.
Bashkë, Gjilani do të jetë qytet i veçantë në nivel Republike për politika zhvillimore dhe ndërtimin e vizionit për sportdashësit tanë.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113