Kryetari i Gjilanit dhe njëherësh kandidati për një mandat të ri, Alban Hyseni, gjatë një vizite te Klubi i Karatesë AS, ka pranuar një mirënjohje si shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportit lokal.
Hyseni ka vlerësuar punën e trajnerit Alban Beqiri dhe pasionin që ky klub po sjell te sportistët e rinj të komunës, duke theksuar rëndësinë e investimit në sport si pjesë e vizionit për një Gjilan më të zhvilluar.
Statusi i plotë:
Me Albanin ndajmë të njëjtin emër, andaj sot ishte emocion i veçantë të pranoj mirënjohje për mbështetjen e Klubit të Karatesë AS, të cilin ai e udhëheq me shumë përkushtim.
Alban Beqiri, të cilin e vizituam sot bashkë me kandidaten Fortesa Orana, është shembull i punës dhe suksesit në sport, dhe është kënaqësi të shohësh pasionin që ai sjell çdo ditë te sportistët e rinj të komunës tonë.
Faleminderit për të gjitha emocionet dhe që e përfaqëson më së miri Gjilanin bashkë me klubin në secilën garë.
#BASHKËpërGjilanin