Një tjetër takim mbreslënës,
Bashkë me kandidatin për asamble, Fitim Bajramin, ishim në një vizitë që të mbush me shpresë e optimizëm, në kompaninë “Clear Line”, e cila operon në Gjilan.
🙌🏼Ky investim, që erdhi nga Gjermania, sot u ka hapur dyert qindra të rinjve e të rejave të qytetit tonë, duke u dhënë mundësi pune dhe të ardhme këtu, në vendin e tyre.
Për mua, këto janë momentet kur e sheh qartë se sa shumë mund të fitojë Gjilani kur bashkohen vizioni, guximi dhe puna e ndershme.
👏🏼Përgëzime të veçanta për pronarin Musah Sahiti dhe drejtorin menaxhues Fitim Bajramin, të cilët po e tregojnë me vepra se sa shumë mund të arrihet kur ka dashuri për qytetin dhe besim në potencialin e tij.
🙏🏼Faleminderit shumë për mikpritjen dhe zotohemi që si ekip jemi të vendosur që të jemi pranë çdo biznesi që punëson, zhvillon dhe sjell të ardhme në Gjilan.
Do të punojmë që të ketë mbështetje e lehtësira për sektorin privat, sepse aty është çelësi i zhvillimit dhe mirëqenies për qytetin tonë.
Gjilani me njerëzit e mrekullueshëm, ka vullnetin, ka rininë, dhe me bashkëpunim të sinqertë, do ta ketë edhe zhvillimin që e meriton me projektin Gjilani i ri.
Shihemi bashkë në fitore!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113