Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se bujqësia është një tjetër shtyllë e fortë e zhvillimit tonë.
“Me mbi 3.4 milionë euro investime e mbështetje direkte, kemi ndihmuar mijëra fermerë të rrisin prodhimin, të modernizojnë punën dhe të sigurojnë një jetë më të mire”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, premton se do të vazhdojnë edhe më fuqishëm mbështetjen për një bujqësi më moderne, më të qëndrueshme dhe më afër fermerit.