Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan sot do të mbajë takim me banorët e lagjeve “Rruga e Prishtinës” dhe “Kodra e Dëshmorëve I”.
Në këtë tubim do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, si dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Takimi zhvillohet më 26 shtator, nga ora 18:00, në ambientet e shkollës fillore “Sadullah Brestovci”.
Nga VV kanë ftuar qytetarët e këtyre lagjeve që t’u bashkohen diskutimeve, duke theksuar se këto takime shërbejnë për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresim të kërkesave të tyre.