Në një skenë të jashtëzakonshme proteste, shumica e delegacioneve shtetërore dolën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pak para se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ta fillonte fjalimin e tij para organit botëror.
Netanyahu filloi të mbante fjalimin e tij në sesionin e 80-të të Asamblesë rreth orës 09:00 sipas kohës lokale.
Dalja masive ishte në shenjë proteste ndaj gjenocidit të Izraelit në Gaza, i cili ka vrarë më shumë se 65.000 palestinezë që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, shkruan trtballkan.